Presidenti i Republikës ka kthyer mbrapsht për rishqyrtim në Kuvend ligjin për tarifat gjyqësore. Në faqen zyrtare të Presidencës është botuar edhe dekreti përkatës përmes të cilit kreu i Shtetit i kërkon Parlamentit ta rishqyrtojë këtë ligj, por mungon relacioni përmes së cilit Presidenti shoqëron dekretin, ku arsyeton edhe mbi shkaqet që e shtynë të ndërmarrë një veprim të tillë. Ky është ligji i parë që kur Ilir Meta u betua si President i Republikës, që i kthen mbrapsht ish-aleatit të tij Edi Ramës. Gjatë diskutimeve parlamentare, ligji ishte kritijuar nga dy partitë opozitare, PD dhe LSI, që e kishin quajtur atë një zhvatje të qytetarëve./abcnews.al
Presidenti Meta kthen për rishqyrtim në kuvend ligjin për tarifat gjyqësore
schedule17:05 - 23 Nëntor, 2017
schedule 17:05 - 23 Nëntor, 2017