Refik Halili, presidenti i Tiranës, pas ndeshjes së fituar kundër Kukësit, për mediat ka deklaruar: “Falënderoj shumë stafin. Ka shumë harmoni. Veç trajnerëve, kemi edhe Vangjelin e Osmanin, Muçën, Likën, një grup i shkëlqyer. Ka shumë harmoni. Shpresoj të na ruajë Zoti dhe të ecim përpara”.
“Tirana favoritë për titull? E rëndësime është që të fitosh. Me pikët që jemi para është shumë mirë. Duhet të them diçka, që përfundoi faza e dytë dhe janë edhe dy faza të tjera. Këtë që bëmë duhet ta vazhdojmë.
Mund të bëjë edhe dikush tjetër. Nuk mund të themi që çdo gjë ka mbaruar. Jemi shumë larg. Jemi mirë, skuadra ka ecur dhe shpresojmë të ecim. Skuadra sot tregoi vlerat e vërteta. Ishim vendosur mirë dhe e mundëm Kukësin”.
“Luajti mirë skuadra, fituam. Kjo tregon që jemi mirë si klub dhe si ekip. Shpresojmë të ecim përpara me këto rezultate. Sot kemi dalë edhe ekipi që ka shënuar më shumë gola në kampionat. Uroj të ecim përpara. I shikoj statistikat e skuadrës, pasi na intereson”, tha Halili. / abcnews.al