Skënderbeu ndryshon stadium për ndeshjen kundër Teutës, moti i keq bëhet shkak

schedule18:21 - 29 Janar, 2022

schedule 18:21 - 29 Janar, 2022

Skënderbeu do të përballet me Teutën në ndeshjen e javës së 18-të të Abissnet Superiore, një takim që ishte programuar të luhet ditën e hënë në orën 16:45 në stadiumin e Korçës.

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka detyruar skuadrën korçare të ndërrojë stadium dhe të mos luajë në të njëjtat kushte si në Kupën e Shqipërisë, ndeshje që u zhvillua në mesjavë.

Është vendosur që takimi Skënderbeu-Teuta të zhvillohet ditën e hënë, ora 16:45, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ka qenë skuadra e Teutës ajo që ka njoftuar edhe ndryshimin e stadiumit për sfidën e javës së 18-të.

“KF TEUTA njofton se ka ndryshuar stadiumi ku do të luhet ndeshja e javës së 18-të të “Kategorisë Superiore”, Skënderbeu – Teuta. Ndeshja nuk do të luhet në Korçë, siç ishte parashikuar, por në “Elbasan Arena”. Ky takim do luhet ditën e hënë në orën 16:45. Zhvendosja e ndeshjes Skënderbeu -Teuta është bërë për shkak të kushteve atmosferike dhe dëborës se dendur që e bën të pa mundur zhvillimin e takimit në “Stadiumin Skënderbeu”, thuhet në njoftimin e durrsakëve.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!