Kjo pije natyrale ul temperaturën dhe relakson rrugët e frymëmarrjes

schedule13:36 - 29 Janar, 2022

schedule 13:36 - 29 Janar, 2022

Majdanozi është një bimë erëzore mesdhetare. Për shkak të gjetheve jeshile luan një rol të rëndësishëm në dekorimin e ushqimit por njihet gjithashtu për vlerat e jashtëzakonshme që ofron. Aftësia për të stilumuar nxjerrjen e lëngjeve nga trupi është e mahnitshme ndaj është e dobishme për shëndetin e veshkave dhe rrugëve urinare.

Rrënja e majdanozit vepron si diuretik, prandaj përdoret për të trajtuar forma të ndryshme të grumbullimit të tepërt të lëngjeve në trup. Përveçse stimulon nxjerrjen e lëngjeve, stimulon edhe nxjerrjen e kripërave në organizëm dhe ndikon në uljen e presionit të gjakut. Për arsye të ngjashme, mund të ndihmojë në luftimin e obezitetit.

Receta e çajit të majdanozit

Hidhni disa rrënjë majdanoz me 200 ml ujë të vluar, lëreni për 10-15 minuta dhe kullojeni. Pini çaj të nxehtë midis vakteve 2-4 herë në ditë. /abcnews.al