Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
Gjithnjë e më shumë, kriza ukrainase po evoluon në një konfrontim më gjithëpërfshirës midis forcave të ndryshme, por edhe perceptimeve të ndryshme të sigurisë kolektive të botës. Rezultati në fund do të përcaktojë nëse do të shkojmë drejt një botë të përçarë dhe konfliktuale apo në një përpjekje të re për bashkëpunim ndërkombëtar.
Ka ende narrativa kontradiktore rreth vendosje së forcave ushtarake.
Sipas SHBA-së dhe aleatëve të saj, Rusia po kërkon një pretekst për një operacion ushtarak në shkallë më të gjerë kundër Ukrainës, që synon të sigurojë që Ukraina të mos ndjekë një kurs më properëndimor dhe të mos anëtarësohet në NATO. Për këtë, sipas SHBA-së, Rusia gjatë vitit të kaluar ka vendosur një numër të madh forcash ushtarake pranë kufirit të saj me Ukrainën, por edhe në zona si aleati i saj Bjellorusia.
Përballë kësaj perspektive, gjatë kohëve të fundit është bërë një përpjekje për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës kundër NATO-s, kryesisht përmes pajisjeve ushtarake nga vendet e NATO-s, dhe pranisë ushtarake amerikane, raporton abcnews.al
Por SHBA-ja e ka bërë të qartë se nuk do të përfshihet, duke ia lënë këtë zgjedhje vetë vendeve anëtare. Megjithatë, është indikative se Gjermania ka deklaruar se nuk do të dërgojë armë, as nuk do të lejojë transferimin e sistemeve të armëve në shtetet e tjera anëtare. Megjithatë, edhe në rast të ndonjë sulmi, forcat e armatosura ruse kanë një avantazh të qartë, veçanërisht në aftësinë e tyre për të nisur një sulm të shpejtë.
Nga ana tjetër, qeveria ruse këmbëngul se nuk ka ndërmend të pushtojë vendin, për sa kohë nuk shkelen “vijat e kuqe”, ndërsa ka theksuar se vendosja e trupave ushtarakë në kufijtë e Ukrainës nuk nënkuptojnë medoemos pushtim.
Por edhe nëse nuk ka asnjë iniciativë të menjëhershme ushtarake ruse, është e qartë se dislokimi aktual i forcave ruse në rajon, si dhe stërvitjet e herëpashershme ushtarake, i referohen qartë një logjikës së “shfaqjes së forcës”, që nëse e nevojshme Rusia mund të pushtojë vërtet Ukrainën.
Vendosja e sanksioneve
Pavarësisht përpjekjeve të SHBA-së dhe vendeve të tjera të NATO-s, si për shembull, Britania – e cila duket se është e përfshirë në mënyrë aktive për të forcuar sa më shumë mbrojtjen e Ukrainës, vendi pritet të vendosë sanksione të ashpra kundër Rusisë si një pengesë kryesore.
Në praktikë, ajo që është bërë e qartë është se do të bëhet një përpjekje për të shkëputur Rusinë nga pjesa më e madhe e tregtisë ekonomike botërore, duke përfshirë eksportet e saj kryesore të energjisë, deri në pikën e largimit të saj nga SWIFT.
Në të njëjtën kohë, Moska duket se po përgatitet edhe për sanksione të tilla. Rezervat e saj valutore janë shumë të larta, ka infrastrukturë të konsiderueshme dhe disa transaksione me vendet jashtë Perëndimit, në një kohë kur tashmë ka ndërmarrë hapa për të formuar sisteme alternative tregtare ndërkombëtare që anashkalojnë sistemin SWIFT.
Në fund të fundit, ky është një parametër kyç i përmirësimit të marrëdhënieve me Kinën për një integrim “euroaziatik”. E gjithë kjo do të thotë se sanksionet nuk do të veprojnë si një faktor kyç në një krizë të menjëhershme të madhe ose kolapsi.
Kjo, natyrisht, nuk e mohon faktin se çdo konflikt dhe vendosja e sanksioneve nga perëndimi do të ketë kosto reale për kompanitë ruse, të cilat nuk mund të bënin biznes me Perëndimin, dhe për masat që do të paguanin duke kufizuar aktivitetet ekonimike.
Kjo mund të rrisë pakënaqësinë kundër qeverisë.
Beteja e diplomacisë
Është e qartë se disa aspekte peshojnë koston e një konflikti. Në SHBA, pavarësisht se një pjesë e konsiderueshme e strukturës më të gjerë politike, diplomatike dhe ushtarake tani në dukje favorizon përshkallëzimin, ata “kanë dëshirë” që Rusia të pushtojë Ukrainën si një shanc për ti treguar Aleancës se mund të vendosë sanksione për të ndaluar përpjekjet e Moskës, raporton abcnews.al
Në mënyrë të ngjashme, Moska ka treguar se kërkon një rrugëdalje diplomatike, duke theksuar se pavarësisht përgatitjes për sanksione, e gjithë çeshtja në fund të fundit mund të ketë më shumë kosto sesa përfitime.
Të kërkosh për një pikë ekuilibri
Rusia e ka bërë të qartë se ajo që është në rrezik nuk është as kriza e Ukrainës, por një arkitekturë e re e sigurisë kolektive në Europë. Ajo që Rusia kërkon kryesisht është një miratim nga Shtetet e Bashkuara që kufijtë e saj të mos jenë të rrezikuar.
Kjo është simbolika e kërkesës “për t’i kthyer gjërat në vitet ’90”. Megjithatë, kjo është e vështirë për SHBA-në, e cila mbështet zgjerimin e NATO-s dhe dëshiron të ushtrojë presion maksimal si mbi Rusinë ashtu edhe mbi Kinën, duke përfshirë vendosjen e sistemeve të armëve sulmuese si raketat anti-balistike.
Kjo do të thotë se çdo garanci që SHBA-ja mund të ofrojë ka të bëjë më shumë me menaxhimin e situatës aktuale, për shembull duke shtyrë kërkesën e shqyrtimit Ukrainës për të qënë pjesë e NATO-s.
Megjithatë, dëshira për të mos ti dhënë fund procesit diplomatik ishte mëse e qartë si në takimin mes Lavrov dhe Blinken ashtu edhe në faktin se edhe pavarësisht qëndrimeve të ndryshme të të dyja palëve, ka nisur tashmë një dialog.
Deklarata e Lavrov për aftësinë e Rusisë për të dialoguar me Ukrainën për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe ishte gjithashtu interesante, por vuri në dukje se problemi me provincat lindore mund të pasohet nga dispozitat e Marrëveshjes së Minskut dhe sigurisht negociatave mes Kievit dhe “separatistëve”, raporton abcnews.al
Në të njëjtën kohë, pozicioni i qeverisë britanike pasqyron zgjedhjen strategjike, veçanërisht të konservatorëve në epokën pas Brexit ose të zgjerimit post-sovjetik të vendeve anëtare të NATO-s, të cilat pasqyrojnë qëndrime të forta anti-ruse, por sigurisht i rëndësishëm është edhe qëndrimi i vendeve të tjera europiane.
Kjo është për shkak se qëndrimi i Gjermanisë dhe Francës me orientim relativisht diplomatik ruan ende vlerën e saj, gjë që ndoshta pasqyron shqetësimin e tyre relativisht më të madh në lidhje me implikimet politike dhe ekonomike të një konflikti të mundshëm për Europën.
/abcnews.al