Ju ka ndodhur që të blini një fustan, xhinse apo pulovër, pa i provuar më parë dhe kur i keni provuar keni kuptuar se nuk iu shkonin fare. Blerja në internet është e rrezikshme. Një aparat fotografik profesional dhe një përpunim i vogël fotografish mund ta bëjnë diçka të thjeshtë të duket perfekte.
Shitësit përdorin disa truke për të shitur produktin e tyre. Ndaj, është e rëndësishme që t’i kushtoni vëmendjeve disa detajeve në foto, sepse ato mund të zbulojnë nëse kemi të bëjmë me një mashtrim, pra nëse produkti nuk është i njëjtë si në foto.
Artikull pa model
Nëse rrobat janë thjesht të varura në një varëse rrobash ose duke qëndruar në një tavolinë, nuk mund ta vlerësoni madhësinë e tyre. Modelet e gjera mund të duken krejtësisht ndryshe kur i vishni dhe të deformojnë pamjen tuaj, ndaj mos blini produkte të tilla nëse nuk janë të fotografuara në një trup. Gjithashtu ndriçimi në dhomën ku janë fotografuar veshjet mund të bëjë që ngjyra të duket ndryshe.
Poza në të cilën qëndron modelja
Modelet që paraqesin veshje në poza ekscentrike dhe të pakuptueshme, ngjallin një dëshirë për të blerë menjëherë artikullin nga foto. Pozicioni i panatyrshëm i trupit mund të shpërqendrojë nga vetë objekti, në mënyrë që të mos e shikoni mirë dhe të mos shihni detaje që mund të mos ju pëlqejnë.
Modelja i mbulon me dorë detajet e veshjeve
Një dorë mbi gardërobë mbulon pjesë të caktuara të objektit. Për shembull, nëse një modele mban dorën mbi dekoltenë e saj, nuk do të mund të vlerësoni se sa e e hapur është.
Sfondi i ndritshëm
Sfondet shumëngjyrëshe të përpunuara në Photoshop, mund t’i kthejnë edhe rrobat me cilësi më të ulët në të bukura ose elegante, por vetëm në fotografi. Tregtarët me përvojë e përdorin shpesh këtë metodë për t’ju shpërqendruar. Mund të mos jeni në gjendje as të gjykoni nuancën e vërtetë të artikullit, falë kontrastit me sfondin./abcnews.al