Erjon Hoxhallari do të jetë i gatshëm për Tiranën në ndeshjen e rëndësishme kundër skuadrës së Kukësit, rivale për titullin kampion.
“Panorama Sport” shkruante sot se te Tirana kishin frikë se lojtari ishte i infektuar me Covid-19, pasi kishte munguar në seancën e mëparshme.
Dilemave u ka dhënë fund vetë klubi bardheblu, që ka njoftuar se në orën 10:30 nesër do të dalë në konferencë edhe Hoxhallari veç trajnerit Orges Shehi. / abcnews.al