Rritja e çmimeve të ilaçeve detyron Gjeorgjinë të furnizohet në Turqi

schedule15:44 - 28 Janar, 2022

schedule 15:44 - 28 Janar, 2022

Pjesa më e madhe e ilaçeve në Gjeorgji vijnë kryesisht nga Franca. Por shumë prej qytetarëve nuk mund të blejnë të gjitha ilaçet që iu duhen, pasi të ardhurat mujore janë të pamjaftueshme.

Çmimet e ilaceve janë rritur aq shumë sa për të moshuarit në vend, mjekimi është kthyer në një luks. Një person që vuan nga një sëmundje kardiovaskulare, ka nevojë për 70 euro në muaj për të blerë ilacet që i nevojiten.

Falë iniciativës së kryeministrit të vendit, çmimet e 200 ilaceve do të ulen. Në krahasim me Gjeorgjinë, çmimet e shumë ilaceve janë deri në 1 mijë për qind më ekonomike në Turqi. Në këtë mënyrë qeveria gjeorgjiane ka vendosur të hapë sektorin kombëtar ndaj tregut turk, duke lejuar importimin e disa ilaçeve.

Shumë qytetarë dhe pse janë mosbesues ndaj cilësisë së ilaçeve turke, janë të gatshëm gjithësesi që t’i provojnë. Sipas shoqatës së përfaqësuesve të kompanive farmaceutike në Gjeorgji, kjo iniciativë është një zgjidhje e përkohshme sepse tregu kombëtar farmaceutik ka sfida të tjera për të përballuar.

Qeveria ka bërë apel të vazhdueshëm që të importohen ilaçet turke sa më shpejt të jetë e mundur. Gjithësesi nuk është një proces i thjeshtë dhe pas vullnetit politik fshihen proçedura standartizimi dhe pengesa burokratike.

Data kur ilaçet turke do të jenë në farmacitë gjeorgjiane, nuk dihet ende.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!