Çifti shumë i njohur i telenovelave, William Levy dhe Elizabeth Gutiérrez i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, e cila ka qenë me shumë ulje dhe ngritje Prandaj ky lajm i ka befasuar fansat.
Ka qenë William që e ka konfirmuar ndarjen nga nëna e fëmijëve të tij.
Përmes një postimi në Instagram, ai ka shkruar: “Ne duam t’ju bëjmë të ditur se pasi e menduam mirë, kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë. Por ne do të vazhdojmë të jemi familja e bukur që jemi dhe prindërit më të mirë për fëmijët tanë. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë”.
Mirëpo, nuk dihet çfarë ndodhi, por pas 10 minutash, Levy e ka fshirë postimin. Megjithatë, dikush mundi të siguronte një screenshot dhe ta shpërndante atë.
Më vonë ai ka ndarë një tjetër Story, ku shkruan: “Jam gati për kapitullin e ri në jetën time!”
Ndërkohë, Elizabeth nuk ka reaguar ende lidhur me këtë çështje./abcnews.al