Fantazisti i Laçit, Regi Lushkja po luan ndeshjet e fundit me skuadrën e kurbinase. Me mesfushorin gati të larguar drejt Moldavisë tek skuadra kampione e Sheriff Tiraspol, drejtuesit e Laçit kanë vazhduar punën për të gjetur edhe zëvendësuesin e tij.
Sipas “Super Sport”, kurbinasit kanë arritur akordin me ish0futbollistin e kombëtares U-21, Sebastian Spahiun.
22-vjeçari me tipare ofensive pritet të jetë edhe “trashëgimtari” i Lushkjes te Laçi, i cili së fundmi është aktivizuar në kategorinë e tretë spanjollë, ndërsa tani pritet t’i bashkohet kurbinasve për të luajtur edhe në Abissnet Superiore. /f.a/abcnews.al