I dyti në “rrjetën” e SPAK-ut, dy akuza kundër anëtarit të vettingut

schedule16:30 - 27 Janar, 2022

schedule 16:30 - 27 Janar, 2022

Një tjetër gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka përfunduar në “rrjetën” e SPAK-ut.. Bëhet fjalë për Ardian Hajdarin, i dyti pas Luan Dacit.

Gazetari i ABC, Ermal Vija mëson se SPAK i ka komunikuar dy akuza për fshehje të ardhurash dhe deklarim të rremë pasure. Automatikisht pas ngritjes së akuzave nga SPAK, gjyqtari pezullohet nga detyra.

Hetimi kundër tij nisi pas kallëzimit  në qershor 2020 nga ish-prokurorët e shkarkuar nga vettingu; Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla.

Pak kohë më parë Luan Daci u shpall fajtor për falsifikim të të dhënave duke u dënuar me 6 muaj burg që u konvertua në një vit shërbim prove.

/ Abcnews.al