U pre me thikë në gjendje të dehur, 63 vjeçari përfundon në urgjencën e Elbasanit

schedule16:39 - 27 Janar, 2022

schedule 16:39 - 27 Janar, 2022

Një 63 vjeçar ka përfunduar në urgjencën e Elbasanit pasi ka lënduar veten me thikë ndërsa ka qenë në gjendje të dehur.

Më datë 27.01.2022, rreth orës 15:50, ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit Elbasan, shtetasi R. Ç., 63 vjeç, banues në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan, i cili dyshohet se në gjendje të dehur, ka dëmtuar veten, me mjet të mprehtë (thikë)”, thotë policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!