Lirimi i Gert Gjinararit, Gjonaj: Pezullohet drejtori i burgut të Drenovës

schedule13:37 - 20 Shkurt, 2019

schedule 13:37 - 20 Shkurt, 2019

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka vendosur të pezullojë nga detyra drejtorin e burgut të Drenovës e të kërkojë nisjen e procedimit disiplinor për gjyqtarin që ka liruar të dënuarin me burg përjetë, Gert Gjinarari. Sipas Gjonajt, lirimi me kusht është kryer në kundërshtim me Kodin Penal.

Pezullohet nga detyra drejtori i Burgut të Drenovës dhe dy punonjës të tjerë për lirimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm Gert Gjinarari. Pas një hetimi paraprak Ministria e Drejtësisë ka konstatuar se lirimi me kusht i Gjinararit, njohur si “Gjenerali” është në shkelje me ligjin.

Ministria e drejtësië i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe inspektoratit për të kërkuar nisjen e procedimit disiplinor për gjyqtarin dhe pret një përgjigje të shpejtë.

Në fokusin e task forcës antikorrupsion këtë javë ishte edhe porti më i madh i vendit ai i Durrësit, me objekt respektimin e kërkesave ligjore. Gjatë kontrollit u evidentuan shkelje për mosbatim urdhërash të brendshëm. Shkelje janë evidentuar edhe në rekrutimin e personelit në këtë institucion. Task Forcë evidentoi 25 masa disiplinore. Masë disiplinore, edhe për drejtorin e Portit Durrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!