Prej daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, këngëtarja Beatrix Ramosaj ka deklararuar se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo madje mungoi edhe në emisionin “Fun Club”.
Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, ish-banori, Sabiani u pyet edhe për gjendjen e Beatrixës. I ftuar në emisionin “Goca&Gra”, ai u shpreh se janë takuar natën e spektaklit dhe më pas ka folur me Antigonën e cila i ka treguar se Trixa është mirë dhe në gjendje të stabilizuar, por normalisht i duhet pak kohë të marrë veten nga ndryshimi.
“Kam biseduar me nënën e Trixës është mirë, besoj se do i kaloj shumë shpejt nuk ka asgjë për tu shqetësuar”, tha ndër të tjera Sabiani./abcnews.al