Në kuadër të lojërave të dhëna nga Vëllai i Madh, Donaldi është dënuar të thotë “PO” për pesë orë për çdo gjë që do t’i kërkojnë banorët e tjerë. Duke qenë se aktori nuk mund të thotë jo, banorët kanë vazhduar me kërkesat ndaj tij.
Teksa Donaldi ndodhet në kuzhinë për një gotë ujë që i kishte kërkuar Iliri, Monika i drejtohet duke i thënë që t’i japë një puthje. Aktori i humorit e merr me sportivitet por habitet kur Monika i thotë se do ta puthë në buzë.
Pjesë nga biseda:
Monika: Donald, unë dua të të puth
Donaldi: Çfarë do
Monika: Të të puth
Donaldi: Si do të më puthësh
Monika: Tani përgatitu për puthjen time. Por dua të të puth në buzë
Donaldi: Uau Monika, çfarë pate.
View this post on Instagram
/abcnews.al