Lojtari me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën e Real Socidad në La Liga.
Lajmin e ka konfirmuar nga “El Chiringuito TV”, ku thuhet se Januzaj ka pranuar të rinovojë kontratën me Sociedadin deri më 2025.
Përpos interesimit të disa klubeve në Premier League dhe La Liga, por kjo çështje është vendosur tashmë nga lojtari shqiptarë.
26-vjeçari është pjesë e Sociedad që nga viti 2017, kur u ble nga Manchester United, pas dy viteve huazimi, fillimisht te Borussia Dortmund e më pas te Sunderland.
Deri më tani ka bërë 153 paraqitje me Sociedadin, ka realizuar 22 gola dhe ka dhuruar shumë asiste. /f.a/abcnews.al