Egnatia dhe Laçi do të përplasin “brirët” mes tyre në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, sfidë që do të luhet ditën e sotme në orën 13:45.
Një përballje e superiores kjo që premton të jetë e luftuar me të dyja skuadrat që kërkojnë të shkojnë sa më larg në këtë kompeticion.
Duel që shikon të dyja skuadrat në pozicione të ndryshmë të vendosur në tabelën e klasifikimit, me rrogozhinasit që “notojnë” në zonën e ftohtë, ndërsa kurbinasit janë skuadra më në formë e momentit që pozicionohet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Kukësin, 31, me skuadrën e Mirel Josës që mbetet më e favorizuar.
Formacionet zyrtare:
Egnatia: Puja; Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça; Agbekpornu, Imeri, Iseni, Ademi, Xhekson, Magani. Trajner: Zekerija Ramadani.
Laçi: Sherri; Ziko, Roganoviç, Velkovski, Ignjatoviç; Deliu, Shehu, Lushkja; Mazrekaj, Van Dejv, Zarubica. Trajner: Mirel Josa. /f.a/abcnews.al