“Fatmirësisht jam mirë, faleminderit”, reagon Mane pas dëmtimit

schedule11:40 - 26 Janar, 2022

schedule 11:40 - 26 Janar, 2022

Lojtari i Liverpool, Sadio Mane i cili aktualisht është i angazhuar me kombëtaren e tij në Kupën e Kombeve të Afrikës, mbrëmjen e djeshme mori një dëmtim pas përplasjes kokë më kokë që kishte me portierin kundërshtar.

Senegali po luante kundër Cape Verde kur Mane u dëmtua dhe u desh të linte fushën e lojës, ku shkaktoi shumë frikë tek të pranishmit për gjendjen e tij.

Për të qetësuar të gjithë Mane ka publikuar një fotografi ku shihet i shtrirë në spital dhe afër tij është portieri me të cilin kishte përplasje, Vozinhas.

Ai konfirmoi se është mirë, por paraqitja e tij në ndeshjet e ardhshme në këtë turne është në dyshim.

“Fatmirësisht, gjithçka është mirë. Faleminderit të gjithëve për mesazhet”, shkroi Mane në Instagram.

/f.a/abcnews.al