Tensionet në Ukrainë, a ka rënë pre e provokimeve të Putin, Perëndimi?

schedule10:41 - 26 Janar, 2022

schedule 10:41 - 26 Janar, 2022

The Guardian

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Përëndimi është përqëndruar për më shumë se dy muaj në përgatitjet ruse për të pushtuar Ukrainën. Por nuk ka ndodhur asgjë dhe nuk ka gjasa të ndodhë, të paktën së shpejti. Rusia ka  vendosur trupat ushtarakë në kufijnë e Ukrainës, duke i kërkuar Perëndimit që të shqyrtojë seriozisht kërkesat e tij.

Nga të gjitha aspektet, përgatitjet e Rusisë për konflikt janë të vërteta. Gjatë vitit të kaluar, Rusia pa se si analistët e huaj hodhën poshtë mundësinë e një sulmi të madh, sepse analizuan se forcat ushtarake nuk kishin materiale thelbësore, si furnizime mjekësore ose municione, ose elemente të nevojshme për të mbështetuar operacionet luftarake.

Këtë herë Rusia ka bërë të kundërtën, dhe ka vazhduar të lëvizë trupat drejt perëndimit në mënyrë që të vazhdojë presionin mbi vendimmarrësit perëndimorë. Kjo ka çuar në një tjetër pikëpamje se vendosja e trupave nuk mund të jetë vetëm për shfaqje. Dhe larg kërkesave të menjëhershme dhe të qarta të lidhura me vendosjen e trupave, Rusia ka objektiva të tjera, dytësore, raporton abcnews.al

Çështjet që më parë ishin në krye të prioriteteve perëndimore, si pushtimi i Krimesë nga Rusia dhe shkeljet e vazhdueshme të armëpushimit në Ukrainën lindore, janë lënë mënjanë nga shqetësimet më urgjente për përshkallëzimin e afërt. Kjo nuk është as hera e parë që Rusia bën diçka të tillë. Pas pushtimit të Krimesë në vitin 2014, Rusia shkaktoi habi me shpejtësinë dhe efektivitetin me të cilin lëvizi një numër të madh të forcave të saj tokësore në kufirin me Ukrainën.

Por roli kryesor i atyre forcave gjatë pjesës më të madhe të vitit 2015 ishte të vendosnin trupat në kufi, në mënyrë që të përqendronin vëmendjen e perëndimit dhe të siguronin kërcënimin për të përforcuar kërkesat e Rusisë për një “armëpushim”.

Është e vërtetë se ka një sërë skenarësh të argumentuar mirë dhe shumë të besueshëm për operacionet tokësore kundër Ukrainës. Por secila prej tyre paraqet për Rusinë sfida të rëndësishme. Një operacion në shkallë të kufizuar nuk sjell përfitime që Rusia nuk i ka tashmë,  ndërsa një sulm i plotë i projektuar për të pushtuar territorin ukrainas konsiderohet jashtë mundësive të forcave që janë vendosur momentalisht në kufi.

Në deklaratat më të fundit, SHBA-ja, ka reaguar ashpër ndaj Rusisë në formën e sanksioneve të rënda ekonomike dhe përforcimit ushtarak të Europës  por nëse dhe vetëm nëse Rusia kryen një pushtim tokësor të Ukrainës. Në fakt, qasja që SHBA ka marrë duket se shpërfill plotësisht gamën e gjerë të opsioneve për veprime armiqësore nga Rusia që në fakt nuk përfshijnë pushtimin.

Opsioni i sulmeve ndërkufitare duke përdorur fuqinë ajrore, raketore ose kibernetike  ende po diskutohet. Subversioni, sabotimi dhe operacionet për të prishur dhe destabilizuar vendin e synuar janë mjete të tjera joshëse për Rusinë, raporton abcnews.al

Dhe Ukraina mund të mos jetë as objektivi. Nëse Rusia beson ndonjë nga propagandat e saj, Presidenti Putin mendon se ajo që po përballet në Ukrainë nuk janë ukrainasit por perëndimi.

Dhe kërkesat e Rusisë synojnë NATO-n dhe SHBA-në, jo vetë Ukrainën. Çfarë do të thotë kjo është se çdo veprim rus që synon të rrisë presionin mund të drejtohet diku tjetër dhe shtetet europiane që nuk janë anëtare të NATO-s më larg mund të jenë të rrezikuara.

Finlanda është një objektiv i vështirë. Suedia ka treguar gatishmërinë e saj. Dhe Irlanda, kohët e fundit parashikoi stërvitje detare ruse në zonën e saj ekskluzive ekonomike (EEZ) në fillim të shkurtit.

Kur shqyrton gamën e plotë të opsioneve të Rusisë, është thelbësore të mendosh jo vetëm jashtë kornizës, por edhe jashtë Ukrainës. Asnjë nga këto nuk do të thotë se ndihma mbrojtëse për Ukrainën është e kotë. Furnizimet me armë dhe pajisjet thelbësore po reduktojnë akoma më shumë gjasat e një inkursioni tokësor.

Dhe pavarësisht nga qëllimi i saj, për sa kohë që Rusia ka aftësinë për të pushtuar Ukrainën, masat paraprake si evakuimi i stafit të ambasadës nga Kievi janë të kujdesshme. Dhe ka gjithmonë hapësirë ​​për luftë të gjithanshme pas një gabimi katastrofik  nga Rusia.

Pavarësisht karikaturave të Vladimir Putinit si një strateg dinak që parashikon çdo lëvizje të kundërshtarëve të tij duke luajtur njëkohësisht xhudo dhe shah, elita në pushtet në Moskë nuk është më imune ndaj llogaritjeve  dhe veprimeve të gabuara. Por tani për tani, zyrtarët në Kiev theksojnë se përgjigjja ndaj kërcënimeve ruse u shërben vetëm interesave të Moskës.

Shqetësimet e hershme se Rusia do të organizonte një demonstratë armiqësore për të detyruar ritmin e negociatave nuk janë vërtetuar. Në vend që Putini të ndërmarrë  përgjigjen ushtarako që ka premtuar, procesi është zvarritur, me koston ekonomike që është në rritje të vazhdueshme.

Rusia së shpejti mund  të bëjë lëvizjen e saj të fundit, por ne nuk duhet të presim që kjo lëvizje të jetë në fakt ajo që ne të gjithë presim: Pushtimin e Ukrainës.

/abcnews.al