Dushan Vlahovic është thuajse lojtar i Juventusit. Sulmuesi serb do të lërë një boshllëk të madh te skuadra e Fiorentinës.
Drejtuesit duke parë situatën e xhevahirit të tyre, kanë vazhduar menjëherë nga puna për të gjetur “trashëgimtarin” e lojtarit serb. Ardhja e Piatekut nuk do të jetë e vetmja.
Sipas “Sportmediaset”, skuadra vjollcë ka avancuar bisedimet me Baselin për Arthur Cabral, një sulmues brazilian i cili do të përfitojë nga skuadra italiane 14 milion euro plus bonuse.
Këtë sezon Cabral ka shpërthyer me fanellën e Baselit mes kampionatit zviceran dhe Ligës së Konferencës tashmë ka shënuar 27 gola në 31 paraqitje. /f.a/abcnews.al