Borussia Dortmund kërkon përforcime në sulm dhe tenton për Karim Adeyemi.
Për të raportuar është transmetuesi Sky Sport Deutschland sipas të cilit klubi gjerman është në bisedime me RB Salzburg për talentin gjerman të lindur në vitin 2002, duke shënuar tashmë 18 gola në 28 paraqitje sezonale deri më tani.
Nga Dortmundi, thuhet se është gati një ofertë prej 40 milionë eurosh për ta çuar menjëherë në Bundesligë dhe për të forcuar kështu një repart që verën e ardhshme, sipas të gjitha gjasave, do të humbasë Erling Haaland. /abcnews.al/