Nga Ajgena Korbi
Të infektuarit me COVID pritet të pësojnë rënie gjatë shkurtit. Projeksionet e Institutit të Shëndetit Publik çojnë në këtë përfundim ndërsa specialistja Rovena Daja mendon se një reflektim të lehtë në situatën epidemiologjike pritet të sjellë dhe mbyllja e shkollave.
“Omicron” tashmë variant dominues dhe në vendin tonë po shfaq një cikël më të shkurtër inkubacioni e sëmundshmërie prandaj Instituti i Shëndetit Publik për të prekurit në formë të lehtë ka ulur izolimin në dhjetë ditë.
Për të përfituar certifikatën e shërimit mund ti drejtoheni e –albanias dhe mjekut të familjes.
Të prekurit nga Covid në të gjithë vendin i kanë kaluar 23 mijë persona ku më shumë se 10 mijë e 500 prej tyre ndodhen në Tiranë.
/abcnews.al