Sarah Berisha doli nga shtëpia e Big Brother VIP pak javë më parë. Blogerja ishte mjaft e komentuar për shkak të raportit që krijoi me DJ PM brenda shtëpisë së famshme, lidhje që po e vazhdojnë dhe jashtë. Ata janë zbuluar se kanë qëndruar nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe madje ndërmorën një udhëtim në Bogë.
Së fundmi, blogerja e mirënjohur ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram. “E mendonit brenda në BBV që ty dhe PM ju donin kaq shumë dhe jeni çifti i vitit.”, e ka pyetur një ndjekës. “Të them të drejtën jo. Shumë gjëra i kam kuptuar kur kam dalë jashtë.”, ia ka kthyer Sarah.
Më tej, ajo shprehet se ajo që ka fituar nga kjo aventurë ka qenë dashuria dhe mbështetja e njerëzve. “Mbase nuk e dini, për këtë gjë jam njeriu më i lumtur në botë dhe fitorja ime ka qenë dashuria dhe mbështetja juaj. Ju dua shumë.“, thotë Sarah.
/abcnews.al