Kjo është pasiguria më e madhe seksuale e meshkujve

schedule14:57 - 25 Janar, 2022

schedule 14:57 - 25 Janar, 2022

Seksologu, Ian Kerner dhe ekipi i tij nga Nju Jorku studiuan me kujdes një grup burrash të cilëve iu dhanë një pyetësor.

Qëllimi i tyre ishte të identifikonin pasigurinë më të madhe seksuale të burrave.

Rezultatet e hulumtimit i habitën të gjithë, pasi siç doli, pasiguria më e madhe seksuale e meshkujve është sasia e spermës që prodhojnë gjatë ejakulimit!

Në fakt, në varësi të sasisë, ata japin karakterizimet përkatëse si “të fortë” ose të dobët, duke iu referuar kështu aftësisë për të ngjizur.

Por pse meshkujt e lidhin sasinë e spermës me cilësinë e seksit? Siç shpjegon Kerner, ky perceptim lidhet me mentalitetin “sa më shumë, aq më mirë”.

Sigurisht që kjo pikëpamje nuk ka asnjë sfond shkencor pasi një gjë e tillë nuk vlen për seksin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!