Kupa e Shqipërisë rikthehet në mesjavë me 4 çerekfinalet e saj, që do të zhvillohen në dy ditë, të mërkurën dhe të enjten.
FSHF ka bërë ndryshime oraresh për ndeshjet e ditës së enjte, ndërsa duelet e të mërkurës mes Flamurtari-Vllaznia dhe Egnatia-Laçi do të zhvillohen prej orës 13:45 sipas planit fillestar.
Ndërsa të enjten Skënderbeu-Teuta zhvendoset në 13:45 dhe derbi Dinamo-Partizani në orën 16:45. Më parë ishte menduar që këto ndeshje të luheshin në oraret 16:45 dhe 19:45.
KUPA E SHQIPËRISË – ÇEREKFINALET
E mërkurë, më 26 janar
Ora 13:45 | Flamurtari-Vllaznia
Ora 13:45 | Egnatia-Laçi
E enjte, më 27 janar
Ora 13:45 | Skënderbeu-Teuta
Ora 16:45 | Dinamo-Partizani
/f.a/abcnews.al