Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me raportin e Transparency International, që e rendit Shqipërinë me një pikë minus për korrupsionin. Sipas Metës, këto të dhëna përputhen me mungesën e llogaridhënies në të gjitha nivelet.
Mes të tjerash kreu i shtetit shprehet se gjendja është shumë e rëndë dhe kërkon reflektim të menjëhershëm, efektiv dhe të përgjegjshëm.
Kreu i shtetit shprehet se situata e rëndë që vijon të vrasë shpresën dhe të detyrojë shqiptarët të largohen nga vendi. /abcnews.al/