Kryetari i parlamentit në Turqi, Binali Jëlldërëm, ka dhënë dorëheqjen.
Nën efektet e një situate të vështirë ekonomike, Jëlldërëm do të përfaqësojë Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim të Presidentit Erdogan në zgjedhjet e 31 Marsit për bashkinë e Stambollit.
Jëlldërëm ka qenë krahu i djathtë i Presidentit Erdogan që prej viteve 1990. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Anadollu”, Parlamenti turk pritet të zgjedhë drejtuesin e ri të dielën në 24 Shkurt./abcnews.al