Beatrix Ramosaj vazhdon të komentohet dhe pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP. Këngëtarja doli të premten nga shtëpia e famshme dhe po kalon një periudhë të ngarkuar emocionale pas komenteve te ashpra me të cilat është përballur pasi u lidh me Donaldin.
Në një diskutim që ka bërë Iliri dhe Arbri, ky i fundit është shprehur se Trixa nuk do të ishte nominuar asnjëherë në shtëpi, për shkak të miqësisë që ka me banorët e tjerë. Ndërsa Iliri tha se është i vetmi që e ka nominuar pasi ndërhynte në debatet me Donaldin.
“Vetëm unë e kam nominuar Trixën. Ndoshta ndonjë banor i ri mund ta nominonte. Unë një herë e nominova Trixën, pas debatit që kisha me Donaldin dhe e pashë që ndërhyri.” u shpreh ai duke shtuar më tej se Trixa “nuk ka një linjë karakteri”.
“Është nga ato personazhet që nuk kanë një linjë të vetën të karakterit këtu brenda dhe thjesht nuk nominohet, nuk bën garë, nuk bën lojë, nuk vendos në plan të parë, sepse është e dashura e Donaldit, s’kemi ardh për të ndërtuar familje. Kemi ardhur të tregojmë karakterin tonë.”, shtoi ai.