De Siervo: Pres që lojtarët të falin pagat e një muaji. Derbi? 50% e kapacitetit të “San Siros”

schedule14:53 - 24 Janar, 2022

schedule 14:53 - 24 Janar, 2022

Klubet kërkojnë që lojtarët të vendosin dorën në zemër, kur situata është kritike, për të mos rënduar më shumë në financat e klubit.

Siç dihet tashmë situata e krijuar nga pandemia nuk ka ndikuar aspak mirë në arkat e klubeve të cilat herë pas here kanë shfaqur probleme me gjendjen financiare te tyre.

Këtë e ka thënë qartë CEO i Ligës së Serisë A, Luigi De Siervo, i cili ka kërkuar nga lojtarët të tregohen më të mëshirshëm, kryesisht kjo lidhet me lojtarët më të paguar, që t’iu falin ndonjë rrogë mujore klubit, për t’i ndihmuar këta të fundit, në një situatë kritike.

“Pres që shoqata e futbollistëve dhe lojtarët individualë, trajnerët dhe agjentët të bëjnë një gjest konkret, e kam fjalën për lojtarët që fitojnë shumë. Pres që ata të ndihmojnë klubet, duke i falur një rrogë mujore klubit, në këto momente të vështirë.

Sa tifozë do jenë në derbin e Milanos? Nga informacionet që kemi të paktën 50% e kapacitetit është minimumi. Derbi do të jetë një ngjarje e madhe, do të kemi terrenin e lojës të ri dhe një stadium gjysmë plot. Shpresojmë që të arrijmë shumë shpejt kapacitetin maksimal”, ka thënë administratori i Lega Serie A. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!