Nuk ka asnjë vendim që personeli i BE-së në Ukrainë të largohet nga vendi, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell i pyetur në lidhje me ardhjen e tij në Këshillin e Ministrave të Jashtëm (CEU) që po mbahet sot në Bruksel.
I pyetur nëse BE do të ndiqte hapat e Shteteve të Bashkuara për të larguar evropianët, Borrell tha: “Ministri i Jashtëm Blinken do të na shpjegojë arsyet e këtij njoftimi. Ne nuk do të bëjmë të njëjtën gjë sepse nuk ka arsye specifike, por ministri i Jashtëm Blinken do të na informojë.”
“Për sa kohë që negociatat vazhdojnë, nuk mendoj se duhet të largohemi nga Ukraina, por ndoshta ministri i Jashtëm Blinken do të na thotë,” tha ai, duke shtuar se nuk kishte asnjë vendim për largimin e stafit të BE-së dhe familjeve të tyre. “Përveç nëse Ministri i Jashtëm Blinken na jep informacion që justifikon një lëvizje”, shtoi ai.
I pyetur nëse Gjermania konsiderohej partner i besueshëm, Borell tha se “të gjithë anëtarët e BE-së janë partnerë të besueshëm”.
Lidhur me agjendën e Këshillit të Ministrave, Përfaqësuesi i Lartë theksoi se “janë dy çështje kryesore në axhendën e ministrave të jashtëm: çështja Rusi-Ukrainë dhe Mali. Do të flasim edhe për Sirinë, sepse në Siri ka një luftë të harruar dhe duhet të mendojmë edhe për të. “Çështja më e rëndësishme për opinionin publik është ajo që po ndodh në kufirin me Ukrainën. Ai iu referua edhe telekonferencës që ministrat evropianë do të kenë me homologun e tyre amerikan Blinken.
“Do të kemi një telekonferencë me ministrin e Jashtëm Blinken për të vazhduar bashkëpunimin tonë të fortë. Gjatë gjithë procesit, BE ishte shumë e koordinuar me SHBA,” tha ai. g.v/abcnews.al