Bregdeti dhe zonat e ulëta vijojnë me kthjellime dhe ngrica, por vranësira më të shpeshta dhe temperatura ekstremisht të ulëta do kenë zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Ky stabilitet i kushteve atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë orëve të natës, kur vranësirat shtrihen pothuajse në të gjithë vendin duke sjellë ndonjë reshje të izoluar dëbore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por ulen ndjeshëm edhe në mesditë me të paktën 3 gradë duke luhatur vlerat ditore nga -13°C deri në 7°C.
Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar ne det dallgëzim 4 ballë.
Rajoni dhe Europa
Brigjet e Detit të Zi, Europa Qendror dhe ajo Lindore mbeten me vranësira, dhe reshje shiu e dëbore, gjithashtu temperaturat ekstremisht të ulëta do të diktojnë ngrica dhe mot të acartë. POR ndryshe paraqitet situata për Rajonin e Mesdheut dhe Europën Veriore ku moti i kthjellët dhe temperaturat e ulëta do jenë dominuese.
Kosova
Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme por temperatura të ulëta. Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të mbetet me temperatura të ulëta dhe reshje të pakta dëbore.
Maqedonia e Veriut
Mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare dominon në MV gjatë paradites. Mesdita dhe pasditja sjellin shpeshtim të vranësirave dhe reshje dëbore.
/abcnews.al/