Vijojnë radhët në pikën doganore Kosovë-Shqipëri. Në ditën e dytë hyrjes së masave të reja anti-Covid në fuqi ka ende qytetarë të painformuar.
Autoritet doganore të Kosovës, kanë kthyer qytetarët shqiptarë që nuk kishin dy doza vaksinë dhe testin PCR ose tre doza vaksine. Ata shprehin indinjatën e tyre ndaj këtij vendimi.
“I kisha të dyja vaksinat e bëra, na kthyen, më duhet të bëj një test tani.” “Skandal! S’ka më turp.”
Që prej së shtunës Kosova po vijon zbatimin rigoroz të masave të reja anti-Covid në pikën e përbashkët kufitare Shqipëri- Kosovë. Rritja e rasteve të reja për shkak të përhapjes së variantit të ri Omicron, ka bërë që Kosova të marrë masa shtesë që do të jenë në fuqi deri në datën 4 shkurt. Ky vendim ka shkaktuar rënie të fluksit të lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit Shqipëri-Kosovë. /abcnews.al