Kreu i Prokurorisë së Apelit Tiranë para KPK

schedule17:56 - 18 Shkurt, 2019

schedule 17:56 - 18 Shkurt, 2019

Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Tiranë, Dritan Peka, ka dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për seancën dëgjimore të Vettingut. Sipas ILDKPKI, deklarimi i prokurorit është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Nuk ka kryer fshehje të pasurisë dhe nuk ka kryer deklarim të rremë.

KPK ka kryer një tjetër hetim të thelluar në lidhje me pasuritë, ku rezultojnë se Peka ka në pronësi një apartament 94.6 metra katrorë në Tiranë, blerë për 49 mijë e 440 dollarë amerikanë si dhe një apartament 59 metra katror në Orikum, të blere për 20 mijë euro.

Lidhur me pastërtinë e figurës, Drejtoria e Sigurisë dhe Informacionit të Klasifikuar konstaton përshtatshmëri për vijimësinë e punës. Nuk ka të dhëna që ai të jetë shoqëruar me persona të papërshtatshëm.

Për aftësine profesionale rezulton se ndaj Dritan Pekës është paraqitur ankesë nga disa shtetas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!