“Diçka e shpifur!” Stresi komenton lidhjen Donald-Beatrix dhe flet për komentin e saj për Borën

schedule18:42 - 22 Janar, 2022

schedule 18:42 - 22 Janar, 2022

Reperi Stresi ka dhënë një koment lidhur me situatën shumë të diskutuar, lidhjen e banorëve të “Big Brother VIP Albania” Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj. I ftuar në emisionin “Stay Tuned” Stresi ka shprehur faktin se ka një shoqëri shumë të madhe për aktorin e humorit dhe se nuk e gjykon.

Sipas tij, është pikërisht Beatrix e cila ka vepruar gabim, duke pasur parasysh komentet e saj në foton e ish të dashurës së Donaldit, Bora Zemani.

“Donaldi është shumë djalë i mirë, e kam dhe shok. Realisht e kam shumë shok, shkojmë shumë mirë me të. Nuk mund ta gjykoj se çfarë ka bërë Donaldi, po unë gjykoj Trixën shumë. Ky është realiteti shqiptar dhe femrës shqiptare, që bëjnë këto gjeste. Dikur Trixa ka qenë komentuese e fotove, puthjeve të Donaldit. Ky është një realitet i hidhur i joni. Ishte dicka e shpifur.”– ka thënë ai për çiftin.

Stresi ka shprehur dhe më parë suportin e tij për moderatoren e “Përputhen”, Bora Zemanin, duke e përmendur në tekstin e një prej këngëve të tij e duke e quajtur “mbretëreshë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!