Një 48-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në mes të rrugës në Selanik të Greqisë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës. Mediat greke raportojnë se viktima dyshohet të jetë vrarë.
Për këtë rast policia ka shoqëruar djalin e tij 20-vjeçar. Dyshohet se mes babait dhe djalit ka pasur një konflikt dhe më pas i riu ka qëlluar të atin duke e lënë të vdekur.
48-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u gjet i shtrirë në tokë në një park i mbuluar nga gjaku. Ai kishte plagë të shumta në trup.
Hetuesit thonë se për këtë ngjarje kanë një dëshmitare kyç. Ajo është një grua shqiptare, e cila pretendon se ka parë të gjithë skenën çfarë ndodhi mes viktimës dhe djalit të tij. Hetimet e policisë janë në zhvillim. /tvklan.al