Shpërthim me bombë në Afrikë, 17 viktima dhe 59 të plagosur

schedule13:02 - 21 Janar, 2022

schedule 13:02 - 21 Janar, 2022

Një shpërthim me bombë ka ndodhur pranë një qendre të rekrutimit të policisë në Kisak, duke shkaktuar 17 viktima dhe plagosur 59 në Ganë, Afrikë. Shpërthimi ndodhi pas mesditës në Apiasse, jo shumë larg nga Bogoso, një qytet me miniera të shumta.

“Një kamion që transportonte eksploziv është përplasur me një automjet, duke shkaktuar shpërthimin masiv”, tha Ministri i Ganës, Kojo Opong Druma, një deklaratë për shtyp.

42 nga të plagosurit janë dërguar në qendrat shëndetësore, disa prej tyre”në gjendje kritike”, tha ministri.

“Është një ditë e zezë. Deri më tani dimë se janë shkatërruar  500 shtëpi . “Disa janë shkatërruar plotësisht nga shpërthimi, tha Seji Saji Amedonou, një anëtar i agjencisë kombëtare të menaxhimit të fatkeqësive të Ganës.

Apiasse “është pothuajse një qytet fantazmë tani. “Disa shtëpi janë djegur, të tjerat janë mbuluar nga mbeturinat, ndërkohë që vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, shtoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!