Soltz dhe Johnson paralajmërojnë Rusinë: Do ta paguani “shtrenjtë” nëse pushtoni Ukrainën

schedule10:46 - 21 Janar, 2022

schedule 10:46 - 21 Janar, 2022

Kancelari gjerman Olaf Soltz  dhe kryeministri britanik Boris Johnson kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku në qendër ka qenë  situata e tensionuar e krijuar së fundmi mes Rusisë dhe Ukrainës.

Zyrtarët e lartë të dy vendeve kanë paralajmëruan Rusinë se do të paguante një çmim “të lartë” në rast të një sulmi ushtarak në Ukrainë .

Të dy udhëheqësit në bisedën e tyre ranë dakord “që një sulm i ri ushtarak rus ndaj Ukrainës duhet të shmanget . Duhet të bëhet e qartë se, në një situatë të tillë, Rusia do të duhet të presë të paguajë një çmim të madh dhe serioz ”, ka konfirmuar zyra e kancelarit gjerman sot.

Një zëdhënës i kryeministrit britanik tha se të dy kryeministrat ” shprehën shqetësim të thellë për veprimet destabilizuese të Rusisë në Ukrainë dhe thanë se çdo pushtim i Ukrainës do të ishte një gabim serioz strategjik” ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!