“Përfundova në rehabilitim”, këngëtarja e famshme tregon se pse donte t’i jepte fund jetës

schedule09:30 - 21 Janar, 2022

schedule 09:30 - 21 Janar, 2022

Sia ka zbuluar se donte t’i jepte fund jetës së saj kur e gjeti veten të përfshirë nga kritikat e shumta për filmin e saj Music. Ajo u kritikua pasi zgjodhi Maddie Ziegler për të portretizuar një personazh me autizëm, ndërkohë që nuk është autike në jetën reale.

Filmi mori një sërë nominimesh për Golden Globe në shkurt 2021, por edhe kritika të ashpra. Këngëtarja ka folur për këtë në një intervistë për New York Times, ku është shprehur se kishte menduar vetëvrasjen dhe më pas kishte përfunduar në rehabilitim.

Sia pays for Maddie Ziegler's 24-hour protection

Ajo tha se personi që i shpëtoi jetën kishte qenë Kathy Griffin. “Isha vetëvrasëse, u rishfaqa dhe shkova në rehabilitim. Ajo më shpëtoi jetën”, tha këngëtarja. /abcnews.al