I kërkoi dorën me kanun, historia e dashurisë mes këngëtarëve shqiptarë: Të isha si ty s’do ta merrja për grua

schedule08:48 - 21 Janar, 2022

schedule 08:48 - 21 Janar, 2022

Besjana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj, çifti i famshëm i këngëtarëve rrëfyen si asnjëherë më parë detaje nga njohja e tyre. Gjatë një interviste me Skype për emisionin e mëngjesit në ABC, ata rrëfyen mes batutave dhe të qeshurave, njohjen e tyre që më pas u kurorëzua në martesë. Besjana tregoi se ishin njohur në një emision televiziv, kishin nisur të flisnin për disa muaj në rrjete sociale.

Më tej, ata treguan se Shkodrani kishte kërkuar të takonte babain e saj gjë që më pas kishte bërë që të ndërprisnin komunikimin për disa muaj. “Serioziteti i Besjanës më pëlqeu dhe prandaj sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, kam kërkuar që para se të takohem me të të takohem me babin e saj, Qani Mehmedin.”, tha Shkodrani.

Por fati deshi që ata të takohen sërish dhe më pas të nisnin romancën e tyre. Besjana u ndal mes të tjerash dhe tek ajo se çfarë i kishte thënë babai i saj Shkodranit kur e kishte takuar. “I thotë a je i vetëdijshëm se me kë do të martohesh. Unë të isha në vendin tënd nuk e përzgjedh për grua”.

“Kemi fatin me të njëjtin profesion, gjatë ditës diskutohen gjëra për profesionin, pastaj bashkëdyzimi i karaktereve. Dy vitet e para që kemi jetuar larg, na kanë ndihmuar shumë për t’u bërë një trup, një ndjenjë, një mendim. Ka sigurisht momente kur diskutohet por asnjëherë nuk ka trazira në shtëpi. Unë jam rritur në një familje shumë të qetë me dy prindër që janë kuptuar me shikime, dhe e kam adhuruar atë lloj komunikimi.

Kështu që vajza jonë, me vjen mirë se do të rritet me një atmosferë të tillë. Dashuria shtohet vetëm atëherë kur është e ndërtuar mbi bazën e sinqeritetit. Në fillime i kam thënë unë nuk dua të ndërtoj një raport mbi bazën e gënjeshtrave, nuk ka asnjë gjë që nuk e di për mua, dhe mendoj se nuk ka asgjë të rëndësishme që unë nuk di rreth tij.

Ky sinqeritet dhe raport i hapur bën që dashuria të forcohet, jeta të jetë e qetë dhe fëmija të ketë dy prindër të mirë konsoliduar që mund ta drejtojnë dhe atë në rrugën e duhur.”, përfundoi Besjana. /abcnews.al