Dimri ka ardhur dhe i ftohti ka ardhur me të. Por përveç kushteve të motit, nuk mungojnë edhe ushqimet e stinës që mbërrijnë me dimrin. Disa prej tyre madje mund ta bëjnë jetën tonë të përditshme më të shëndetshme dhe më të “shijshme”.
Brokoli
Me vetëm 175 gram brokoli, nevoja e trupit tonë për vitaminë K është plotësuar me 276%! Përveç kësaj, brokoli mund të ndihmojë në rregullimin e niveleve të vitaminës D në trupin tuaj.
Lakrat
Në dimër ato kanë ditën e tyre dhe është mirë pasi kemi mundësi t’i përfshijmë në dietën tonë. Lakrat janë jo vetëm të shijshme por edhe shumë ushqyese pasi mjaftojnë vetëm 100 gramë prej tyre për t’i dhënë trupit tonë sasinë e nevojshme të vitaminës C që na nevojitet çdo ditë.
Lulelakra
Një anëtar i familjes më të gjerë të perimeve, lulelakra përmban fitonutrientë të quajtur indole të cilat, sipas studimeve, mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit. Me 100 gram në ditë ju keni mbuluar më shumë se 90% të nevojave tuaja për vitaminë C.
Qepët
Truku i vjetër që bënin dikur dhe sipas të cilit nëse prekje një qepë në vendin që e lënduar, atëherë plaga të kalonte, nuk ka shumë bazë por e vërteta është se përbërësit e qepës kanë veti të tilla qetësuese. Prandaj duhet t’i hani ato edhe në mënyrë natyrale./abcnews.al