Të paktën 29 persona në Liberi, duke përfshirë 11 fëmijë dhe një grua shtatzënë, kanë vdekur në një tubim fetar të ndodhur në Monrovia.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një ceremoni fetare të besimtarëve të krishterë ku një bandë banditësh të armatosur me thika sulmuan disa nga qindra të pranishëm.
Në lidhje me këtë ngjarje një person ka rënë në prangat e policisë, dhe është marrë në pyetje drejtuesi i ceremonisë fetare në kishën e qytezës së Neë Georgia të Monrovia.
Trupat e pajetë janë dërguar në morgun e Spitalit Redemption, afër vendit ku ndodhi ngjarja në një zonë plazhi të quajtur Neë Kru Toën.
Bandat e rrugëve janë bërë një problem në rritje në Monrovia dhe qytete të tjera të Liberisë vitet e fundit, sipas banorëve./abcnews.al