Partia Socialiste nuk do ta zhvillojë Kongresin në 29 janar sikur ishte planifikuar. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS-së është vendosur shtyrja për në muajin mars për shkak të përgatitjeve për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në 6 mars në 6 bashki. Pas zgjedhjeve brenda muajit mars në një datë që ende nuk është caktuar, do të mbahet Kongresi i socialistëve.
Bashkitë që kanë mbetur pa kryetar
1- Bashkia e Shkodrës – Pasi kryetari i dalë nga zgjedhjet, Valdrin Pjetri ra në “rrjetën” e dekriminalizmit.
2- Bashkia e Vorës – Pasi kryetari Agim Kajmaku, po ashtu “u dogj” nga dekriminalizmi.
3- Bashkia e Durrësit – Pasi Valbona Sako dha dorëheqjen pas tërmetit të nëntorit.
4- Bashkia e Rrogozhinës – Pasi kryetari Haxhi Memolla ndërroi jetë.
5- Bashkia e Dibrës – Pasi Dionis Ymeri la postin për të kandiduar si deputet.
6 – Bashkia e Lushnjës – Pasi Fatos Tushe u shkarkuar nga kryeministri Edi Rama, pas arrestimit për korrupsion.
/Abcnews.al