Jugu i Italisë është lëkundur nga një tërmet i fortë paraditen e sotme me magnitudë 4.3 ballë. Lëkundja sizmike është regjistruar në orën 10:19 në brigjet kalabreze midis Vibos dhe Lamezias.
Tërmeti u lokalizua në një thellësi prej 10 kilometrash. Qytetarët kanë dalë në rrugë nga frika e lëkundjeve që nuk ishin të vogla. Shkollat janë evakuuar.
Mediat italiane nuk raportojnë për të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.
/ Abcnews.al