Një burrë 31 vjeçar akuzohet për vrasjen e mesueses dhe muzikantes në Irlandë

schedule04:21 - 20 Janar, 2022

schedule 04:21 - 20 Janar, 2022

Një burrë është dërguar në një gjykatë speciale në Republikën e Irlandës i akuzuar për vrasjen e Ashling Murphy. Ai është Jozef Puska, 31 vjeç, që jetonte në qytetin e Mucklagh. Zoti Puska u sulmua ndërsa u dërgua nga një makinë e policisë në një seancë speciale të Gjykatës së Qarkut Tullamore të mërkurën në mbrëmje.

Mësuesja dhe muzikantja 23 vjeçare u sulmua teksa po ushtrohej pranë një kanali në Tullamore, pak para orës 16:00 me orën lokale të mërkurën e kaluar. Në gjykatë, një rreshter detektiv dha dëshmi për arrestimin dhe akuzën raporton “BBC”. Gjykata u informua që i pandehuri nuk e ka pranuar akuzën.

Avokati i tij mbrojtës aplikoi për ndihmë juridike falas dhe për shërbimet e një përkthyesi. Ai tha se Puska ishte një shtetas sllovak që jetonte me 200 euro në javë. Gjyqtarja Catherine Staines e la në paraburgim zotin Puska për t’u paraqitur sërish në Gjykatën e Qarkut Clover Hill më 26 janar. Një burrë i dytë rreth të 30-tave, i cili u arrestua më herët të mërkurën, është liruar pa asnjë akuzë.
Policia irlandeze thotë se do të përgatitet një dosje për Zyrën e Drejtorit të Prokurorisë Publike.  / abcnews.al