Biblioteka Kombëtare kthen sallën e shërbimeve në magazinë, Misha: Zbuluam 11 libra të rrallë

schedule15:49 - 19 Janar, 2022

schedule 15:49 - 19 Janar, 2022

Nga Leontina Nikaj

Prej vitesh Biblioteka Kombëtare vuan mungesën e hapësirave. Situata është emergjente , edhe salla e gazetave dhe shërbimeve është kthyer në magazinë librash

Libra e revista të rralla botime të hershme qëndrojnë në kuti kartoni, madje edhe në tokë, evidentuar edhe në raportin e KLSH.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha i vetëdijshëm se premtimi për godinën e re është ende i largët. Ai i ka propozuar Ministrisë së Kulturës lirimin nga 5 kopjet e detyruara, si dhe dhurimin e fondeve të caktuara për bibliotekat e rretheve.

“Ne kemi bërë me shkrim një propozim në ministri. Besoj se do ta çojë në parlament. Ne kërkojmë që të ndryshojë ligji i librit që bën të detyrueshëm më shumë se 5 kopje për libër që të mos keni nevojë për më shumë se 2-3 libra”, thotë ai.

Ndërkohë që gjatë sistemimit të  librave në fondin e huaj edhe vetë drejtori është surprizuar nga gjetja e këtyre botimeve të rralla që janë porositur nga Napoleon Bonaparti  me format të madh.

“Në fund të sallës janë librat e mëdha fare. Është një botim i zbuluar në bibliotekën e vjetër. Është një botim i bërë kur Napoleon Bonaparti pushtoi Egjiptin”, shprehet Misha.

Këto antikuar të  fillim viteve 1800  nuk dihen se si kanë përfunduar në fondin e Bibliotekës Kombëtare , por së shpejti  është menduar që të prezantohen për publikun  në një ekspozitë. /abcnews.al