Bashkitë pa kryetarë, Balla shkon në presidencë, konsultim me Metën për datën e zgjedhjeve

schedule12:40 - 19 Janar, 2022

schedule 12:40 - 19 Janar, 2022

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ka shkuar në presidencë në përgjigje të kërkesës së presidentit Ilir Meta për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore.

Pak ditë më parë, presidenti Ilir Meta tha se i ka dërguar një letër Komisionerit Zgjedhor për të marrë informacion mbi bashkitë që nuk kanë kryetar në mënyrë që të vijohet më pas me procedurat që ndjekin për zgjedhjen e krerëve të tyre.

Në shkresën e saj, KQZ theksoi se janë 2 bashki për të cilat është njoftuar në rrugë institucionale për vakancën atë të Shkodrës dhe atë Dibrës. Ndërsa në bashkinë e Vorës mandati i ish-kryetarit Agim Kajmaku u shpall i pavlefshëm.

Ndërkohë që për rastet e tre bashkive të tjera, këshillat bashkiakë sipas ligjit kanë vënë në dijeni vetëm këshillin e ministrave dhe jo Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Për shkak të rrethanave, procesi për shpalljen e vakancës në këto bashki nuk është kaluar përmes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Tashmë presidenti do duhet të kërkojë informacion në kryeministri, pasi ky institucion e monitoron këtë proces përmes prefektëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!