Rrjeti i trafikut të klandestinëve, publikohet videon e arrestimit të trafikantëve në Shqipëri

schedule12:32 - 19 Janar, 2022

schedule 12:32 - 19 Janar, 2022

Policia ka publikuar videon gjatë arrestimit të trafikantëve shqiptarë që janë të përfshirë në trafikun qenieve njerëzore nga vendet e Lindjes së Mesme drejt Bashkimit Europian. Në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “ASTROLABIO” që është zhvilluar njëkohësisht në tri shtete u arrestuan 47 persona, nga të cilët 25 vetëm në Shqipëri.

Operacioni është zhvilluar njëkohësisht në disa shtete nën drejtimin e një skuadre të përbashkët hetimore e krijuar midis autoriteteve gjyqësore dhe ligjzbatuese të Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë.

Gjatë hetimeve është dokumentuar se pjesëtarët e 4 grupeve kriminale, nga të cilët 2 në Itali, një në Shqipëri dhe një në Turqi, në bashkëpunim ndërmjet tyre kontrabandonin persona të ndryshëm nga Lindja e Mesme, me destinacion Italinë e Jugut dhe në vijim vende të tjera të BE-së.

SPAK në një njoftim për mediat ka zbardhur edhe mekanizmin e kësaj veprimtarie të paligjshme, ku pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale pasi siguronin persona të ndryshëm kryesisht në Irak, Siri, Egjipt e vende të tjera kundrejt një shpërblimi monetar nga 5 000 deri në 10 000 Euro, i kontrabandonin ato në rrugë tokësore dhe detare, duke ju mundësuar kalimin në mënyrë të paligjshme nga njëri shtet në tjetrin me destinacion përfundimtar vendet e BE-së.

7 prej këtyre episodeve janë dokumentuar nga hetimet e kryera në Shqipëri, në qytete si Tirana, Korcca, Gjirokastra, Elbasani, Fieri, Vlora dhe Saranda. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!