Shifra të larta në Greqi: Mbi 23 mijë infektime dhe 106 të vdekur nga Covid

schedule17:44 - 18 Janar, 2022

schedule 17:44 - 18 Janar, 2022

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar sot 23 340 raste të reja me Covid. Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 1,703,396, nga të cilët 49,8% janë meshkuj.

Nga rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 443 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 2214 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 106 qytetarë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 22 197 viktima.

Numri i pacientëve që po trajtohen me intubim është 673. Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!