Gazetarja britanike zhvishet “live” në emisionin

schedule08:23 - 16 Shkurt, 2019

schedule 08:23 - 16 Shkurt, 2019

Një gazetare në Britaninë e Madhe ka vendosur t’u bashkohet fushatave kundër daljes nga Bashkimi Europian. Bëhet fjalë për prezantuesen e “SKAJ NJUZ” Rejçëll Xhonson, motra e një prej promotorëve të Breksit, Boris Xhonson. Për t’u solidarizuar me aktivistët anti-Breksit, Xhonson është zhveshur gjatë një transmetimi live në televizion, duke deklaruar se Breksit do të nxjerrë Britaninë nga binarët. “Breksit do ta lërë Britaninë lakuriq, ndaj unë po ndërmarr këtë akt për t’u siguruar që të dëgjohem”, ka thënë Xhonson. Veprimi i saj është pritur me të qeshura në studio, ku gjithashtu nudo ishte edhe një aktiviste e njohur anti-Breksit./abcnews.al