Degradohet rruga e fshatit Mesaplik të Vlorës

schedule16:20 - 18 Janar, 2022

schedule 16:20 - 18 Janar, 2022

Nga Elton Nikaj

Pamjet e rrugës tregojnë një vend të harruar prej vitesh. Janë vetëm 3 kilometra rrugë që lidhin lumin e Vlorës me fshatin Mesaplik. Baltë e gropa në të gjithë gjatësinë e saj.

Në këtë fshat jeton 300 banorë dhe shqetësimi i tyre i vetëm është rruga.

“Ka 5 vjet. Me çakull ka qene investimi i fundit. Kemi problem, dalja nga aslafti. Kthesa duhet të jetë më e gjerë. Është burim aksidenti.”

“Rruga është me një sy me një vesh, nga e keqja është një zgjidhje, se jemi në 2022. Të pretendosh për këtë rrugë, nuk është njeri i kënaqur.”

Ndërhyrja e fundit është bërë 17 vite me parë.

“Nga rruga kryesore deri në qendër të fshatit. Shumë problem i madh. Nisen me qejf nga vlora dhe mendojnë kush hyn ne fshat. Është bërë asfalti para 17 vjet më parë. nuk është bërë asnjë investim i mirëfilltë.”

“Kjo ka vite. Është bere provizore. Po ne s’kemi nevoje për provizore, ajo do shtruar se ne jemi të përhershëm. Kur ka reshje këtu bëhet skandal. Na ka prish dhe tokat.” /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!